aksidenti fatal ne durres 18 vjecarja percillet sot ne banesen e fundit mes dhimbjes e loteve gjykata le ne burg shoferin e bmw

Aksidenti fatal në Durrës/ 18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve, Gjykata lë në burg shoferin e ‘BMW X5’

January 17, 2026
1 minut lexim

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes te Ura e dajlanit, do të përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin Dyshnik të Beratit. 

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal, Arbër Xhaxhaj nga Fieri, doli sot para gjykatës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë. Gjykata dha masës ‘arrest me burg’.

Ai ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë teksa drejtonte automjetin tip BMW X5 në drejtimin Tiranë-Durrës, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.

Mjeti theu barrierat mbrojtëse dhe përfundoi shumë metra më tutje, në një hapësirë për tregtimin e luleve. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçarja Greku, ndërsa u dëmtuan lehtë Xhaxhaj dhe dy këmbësorët.

Në gjendje tejet të rëndë psikologjike, Xhaxhaj i prangosur mbërriti në Gjykatën e Durrësit, ku u njoh me masën e sigurisë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

keta jane 10 golashenuesit me te mire pa penallti 696b74d3b7bdb
Lajmi i mëparshëm

Këta janë 10 golashenuesit më të mirë pa penallti

google po teston personal intelligence asistent personal qe di me shume rreth jush 696b75aec6410
Lajmi i radhës

Google po teston “Personal Intelligence” – asistent personal që “di më shumë rreth jush”

Të fundit nga

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit

Një raketë e lëshuar nga Libani goditi një stacion satelitor thellë brenda territorit të Izraelit, raportuan sot mediat izraelite. Televizioni “N12” publikoi pamje dramatike nga një kamerë makine që tregojnë momentin e

Vardari – Shkëndija në javën e fundit

Në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë kanë përfunduar dy raundet e para të sezonit, dhe orari për raundin e tretë u formua sipas vendosjes së ekipeve në tabelë. Sipas sistemit
ShkoLartë