aksidentet ne rajonin e ferizajt shenojne rritje prej 30 gjate qershorit 68663bc7acdd2

Aksidentet në rajonin e Ferizajt shënojnë rritje prej 30% gjatë qershorit

July 3, 2025
1 minut lexim

Gjatë muajit qershor në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 196 aksidente në komunikacionin rrugor.

Policia njofton se tre aksidente ishin fatale ku vdiqën tre persona, kurse 80 të tjera rezultuan me lëndime të 126 personave.

Kurse, 105 aksidente ishin me dëme materiale.

Për krahasim, gjatë muajit qershor të vitit të kaluar janë raportuar gjithsej 150 aksidente, prej tyre:1 aksident fatal, me 1 person të vdekur, 67 aksidente me lëndime, me 96 persona të lënduar,82 aksidente me dëme materiale.

Bëhet e ditur se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një rritje prej rreth 30%.

Po ashtu, gjatë muajit qershor -2025, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 5.847 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 98 drejtues automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen investime rekord per sportin ne komunat shqiptare 6866380ada5ae
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Investime rekord për sportin në komunat shqiptare

pse duhet te vendosni oriz ne kepuce metoda qe ka fituar gjithnje e me shume popullaritet 68663cb875538
Lajmi i radhës

Pse duhet të vendosni oriz në këpucë? Metoda që ka fituar gjithnjë e më shumë popullaritet

Të fundit nga

ShkoLartë