aksident zinxhir prane kufirit kosove shqiperi gjashte automjete te perfshira 68cad6c560330

Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira

September 17, 2025
1 minut lexim

Një aksident zinxhir me përfshirjen e gjashtë automjeteve është shënuar këtë pasdite në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, rreth 4 kilometra pas daljes nga kufiri i përbashkët Shqipëri–Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti të vogël me targa shqiptare me një kamionçinë tip Iveco me targa të Kosovës. Goditja fillestare ka shkaktuar një përplasje zinxhir që përfshiu edhe katër mjete të tjera që po lëviznin në drejtim të Prizrenit.

Fatmirësisht, pavarësisht përmasave të aksidentit, nuk raportohet për persona të lënduar apo në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dëmet janë kryesisht materiale, ndërsa disa nga automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po drejtohej automjeti me targa shqiptare. Autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer hetimet e nevojshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

thaci nuk ka qene komandanti kryesor i uck se cfare treguan rubin dhe williams ne hage 68cad6219ff1c
Lajmi i mëparshëm

Thaçi nuk ka qenë komandanti kryesor i UÇK-së: Çfarë treguan Rubin dhe Williams në Hagë

zbulim qe mund te ndryshoje te ardhmen shkencetaret gjejne rezervuarin gjigant me uje te embel nen oqeanin atlantik 68cad6f11d253
Lajmi i radhës

Zbulim që mund të ndryshojë të ardhmen, shkencëtarët gjejnë rezervuarin gjigant me ujë të ëmbël nën Oqeanin Atlantik

Të fundit nga

ShkoLartë