aksident tragjik ne aksin qafe mali fierze makina bie ne humnere nderron jete shoferi 68e6f6c5da315

Aksident tragjik në aksin Qafë Mali–Fierzë, makina bie në humnerë, ndërron jetë shoferi

October 9, 2025
1 minut lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qafë Mali – Fierzë, pranë “Shkëmbit të Dardhës”.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 300 metra në humnerë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca, të cilat punuan për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.

Sipas burimeve, shoferi Prendush Kola ka ndërruar jetë.

Aksi në fjalë njihet për aksidentet e rënda me pasojë vdekjen ku ndër vite banore të Pukës, Fushë-Arrëzit e Tropojës, kanë humbur jetën si pasojë e rrugës së rrezikshme me humnera.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritet numri i turisteve te huaj ne kosove ja cili mbetet regjioni me i vizituar 68e6f620b1440
Lajmi i mëparshëm

Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë, ja cili mbetet regjioni më i vizituar

kjo eshte nje dite e madhe donald trump njofton arritjen e marreveshjes per gazen izraeli dhe hamasi kane rene dakord per fazen e pare te planit 68e6f8f02a4dd
Lajmi i radhës

“Kjo është një ditë e madhe”, Donald Trump njofton arritjen e marrëveshjes për Gazën: Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit

Të fundit nga

ShkoLartë