aksident trafiku ne vizbeg te shkupit automjeti godet nje te mitur konstatohen lendime te renda trupore 697d2ba109092

Aksident trafiku në Vizbeg të Shkupit, automjeti godet një të mitur, konstatohen lëndime të rënda trupore

January 31, 2026
1 minut lexim

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur sot në kryqëzimin e bulevardit “Sllovenia” me rrugën “J. Magjistralja” në Vizbeg të Shkupit, ku një automjet “Opel”, me targa të Shkupit, goditi një këmbësor të mitur. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

“Sot, më 30 janar 2026, në ora 17:03, në SPB Shkup është raportuar për një aksident trafiku mes automjetit dhe një këmbësori të mitur. I mituri u transportua me urgjencë në Qendrën Urgjente ‘Nënë Tereza’, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore”, thekson komunikata e MPB-së.

Sipas njoftimit, pas trajtimit fillestar, i mituri është mbajtur në Kirurgjinë e Fëmijëve. Autoritetet policore po ndërmarrin masa për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur rastin.

“Po merren të gjitha masat për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të sqaruar ngjarjen në mënyrë të plotë”, përfundon komunikata e MPB-së.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ceku lajm i jashtezakonshem per kinematografine e kosoves 697d04317c9aa
Lajmi i mëparshëm

Çeku: Lajm i jashtëzakonshëm për kinematografinë e Kosovës

zbulohen lidhjet e jeffrey epstein me ambasadorin britanik ne shba 697d2c0f05506
Lajmi i radhës

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

Të fundit nga

Adriatik Lapaj: 6 kushte për bashkimin e opozitës

Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” në rrjetin social Facebook ka postuar një video ku Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, rendit 6 pika për bashkimin e opozitës. Në postim, Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”
ShkoLartë