Një person u lëndua si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sot pasdite në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren, bëri të ditur zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Në aksident ishin përfshira dy automjete. Me këtë rast u shkaktuan edhe dëme materiale.
“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje.
Si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident”, tha Bytyqi.
Burimi: botasot.info


