aksident ne tepelene automjeti bie ne gremine shpeton mrekullisht drejtuesi 69c3fcd45a133

Aksident në Tepelenë/ Automjeti bie në greminë, shpëton mrekullisht drejtuesi

March 25, 2026
1 minut lexim

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Tepelenës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një terren të thepisur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gusmar–Nivicë, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit është bërë koordinimi i strukturave përkatëse për ndërhyrje në vendngjarje.

Në operacion morën pjesë Policia e Shtetit, Njësia Administrative Kuvelesh, shërbimi i Urgjencës së spitalit si dhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur ndërhyrjen e shpejtë dhe nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga zona e vështirë.

I aksidentuari është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas burimeve, drejtuesi i automjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

teksa konflikti me iranin po pershkallezohet ukraina i thote shba se jemi sprovuar me kete 69c3fc1263737
Lajmi i mëparshëm

Teksa konflikti me Iranin po përshkallëzohet, Ukraina i thotë SHBA-së: Jemi sprovuar me këtë

analisti kroat demanton pretendimet e vuciqit armatosja e serbise nuk con ne asgje te mire 69c3fcf195228
Lajmi i radhës

​Analisti kroat demanton pretendimet e Vuçiqit: Armatosja e Serbisë nuk çon në asgjë të mirë

Të fundit nga

ShkoLartë