aksident ne rrugen prilep gradsko nderpritet trafiku 68d0fb52c6bf4

Aksident në rrugën Prilep-Gradsko, ndërpritet trafiku

September 22, 2025
1 minut lexim

Për shkak të një aksidenti në rrugën rajonale R1102 Veles-Gradsko, në kryqëzimin për fshatin Nogaevci, trafiku është ndërprerë që nga ora 06:25.

Ndërkohë sipas njoftimit të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM) trafiku në rrugët tjera të vendit po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne cfare ore fillon saktesisht stina e vjeshtes 68d0ea121668e
Lajmi i mëparshëm

Në çfarë ore fillon saktësisht stina e vjeshtës?

shkoder zbulohen dhe asgjesohen mbi 8000 rrenje kanabisi procedohen penalisht 5 kryetare fshatrash 68d0fcb640d58
Lajmi i radhës

Shkodër/ Zbulohen dhe asgjësohen mbi 8000 rrënjë kanabisi, procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash

Të fundit nga

Lily Allen mahnit me stilin e saj në Itali

Lily Allen ndau një vështrim nga pas-festat luksoze të shfaqjes së Valentino-s në Romë, duke postuar një album me momente argëtuese nga Italia në Instagram të premten. Këngëtarja 40-vjeçare zgjodhi një fustan
ShkoLartë