aksident ne rrugen gostivar kercove lendohet rende nje person 689524a03e0f3

Aksident në rrugën Gostivar – Kërçovë, lëndohet rëndë një person

August 8, 2025
1 minut lexim

Herët në mëngjes, rreth orës 07:20, në autostradën Gostivar – Kërçovë, në afërsi të fshatit Strogomishtë të Kërçovës, ndodhi një aksident trafiku në të cilin një person pësoi lëndime të rënda.

Aksidenti ndodhi kur një automjet pasagjerësh Audi A4 me targa Kërçove, i drejtuar nga 58-vjeçari I.L nga fshati Zajas, u përplas me një automjet mallrash Peugeot, gjithashtu me targa Kërçove, të drejtuar nga G.J (34) nga fshati Kolari.

Pas përplasjes, Audi A4 përfundoi në një automjet të parkuar Audi A5, në pronësi të 27-vjeçarit K.Z nga fshati Strogomishtë e Epërme.

“I.L pësoi lëndime të rënda, ndërsa G.J. pësoi lëndime të lehta. Dy të lënduarit u transportuan dhe u trajtuan në Qendrën Mjekësore në Kërçovë. Me urdhër të prokurorit publik, në vendin e aksidentit u krye inspektim nga një ekip i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kërçovës. Puna është duke u zhvilluar për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit”, thonë nga MPB.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

libani aprovon propozimin e shba se per carmatosjen e hezbollahut 6895242864fb7
Lajmi i mëparshëm

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut

cifti clooney shkelqyen me paraqitjen e tyre ne nje event te tyre ne como 68952644417d8
Lajmi i radhës

Çifti Clooney shkëlqyen me paraqitjen e tyre në një event të tyre në Como

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 13 janar

Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit. (Pallati i Drejtësisë,
ShkoLartë