aksident ne polican berat humb jeten shoferi 34 vjecar plagosen dy te rinjte pasagjere 68d6d067a4e6a

Aksident në “Poliçan-Berat”, humb jetën shoferi 34-vjeçar, plagosen dy të rinjtë pasagjerë

September 26, 2025
1 minut lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Poliçan-Berat”, me pasojë një viktimë dhe dy të plagosur.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, ku shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidenca sqaron pjesemarrjen e osmanit ne takimin me grenellin 68d6cfc40737c
Lajmi i mëparshëm

Presidenca sqaron pjesëmarrjen e Osmanit në takimin me Grenellin

rasmussen danimarka nuk do te kerkoje konsultime me nato n pas pranise se droneve ne aeroporte 68d6d0df466a0
Lajmi i radhës

Rasmussen: Danimarka nuk do të kërkojë konsultime me NATO-n pas pranisë së dronëve në aeroporte

Të fundit nga

ShkoLartë