aksident ne pirok 19 vjecari i dehur perplaset ne nje shtylle betoni dhe perfundon ne vitrinen e nje objekti 6ade7f80c5916

Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti

October 26, 2026
1 minut lexim

Më 24.10.2026, në orën 04:10, SPB Tetovë është njoftuar se në fshatin Pirok, Komuna e Bogovinës, një automjet udhëtarësh „Volkswagen Polo“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga 19-vjeçari D.M. nga fsh. Pirok, është përplasur në një shtyllë betoni të një shtëpie dhe në vitrinën e një objekti, në pronësi të F.SH. (45) nga fshatin Pirok.

Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar bashkudhëtarët në automjet, A.R., A.M. dhe A.R., ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkudhëtari E.K. dhe shoferi i automjetit, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Spitalit Klinik të Tetovës.

Një ekip hetimor i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se shoferi D.M. e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,29 promilë alkool në gjak, si dhe nuk ka poseduar patentë-shoferi.

D.M. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hyri per para shota baraliu flet per pjesemarrjen ne big brother vip kosova 6ade7eefbd657
Lajmi i mëparshëm

Hyri për para? Shota Baraliu flet për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova

Të fundit nga

ShkoLartë