aksident ne autostraden fier vlore nje i vdekur dhe nje i plagosur rende 68b5a2a377264

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

September 1, 2025
1 minut lexim

Rreth orës 04:25 minuta, në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, ka ndodhur një aksident i rëndë.

Një automjet tip kamionçinë është përplasur me trafik-ndarësen.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës është dëmtuar rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht.

Nga verifikimet në terren të kryera nga Policia Rrugore, dyshohet se automjeti tip Dacia me targa AA 408 XY, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj, ishte shkaktari i aksidentit. Drejtuesja e automjetit, një shtetase e huaj dhe femër, dyshohet se ka goditur nga pas një kamionçinë, duke shkaktuar spostimin e këtij të fundit, i cili është përplasur me barrierën ndarëse të autostradës.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit Dacia dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke prerë pjesën metalike të deformuar të automjetit dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të drejtuesit të kamionçinës. Ndërkohë, pasagjeri që ndodhej në kabinën e kamionçinës është në gjendje të rëndë në spital.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gervalla ne slloveni merr pjese ne forumin strategjik te bledit 2025 68b5a206598b3
Lajmi i mëparshëm

​Gërvalla në Slloveni, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2025

transportuesit ne bosnje protestojne kunder rregullave te be se 68b5a314b8ae7
Lajmi i radhës

Transportuesit në Bosnje protestojnë kundër rregullave të BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë