aksident ne aksin rrugor fier libofshe mbetet i plagosur drejtuesi i motorit pas perplasjes me autobotin e qumeshtit 6af0bb1bd238c

Aksident në aksin rrugor Fier-Libofshë/ Mbetet i plagosur drejtuesi i motorit pas përplasjes me autobotin e qumështit

November 8, 2026
1 minut lexim

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Fier- Libofshë mbrëmjen e kësaj të diele, në fshatin Agim. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person.  

Sipas informacioneve paraprake, një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet.

Goditja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit, i cili ka pësuar dëmtime trupore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme në terren për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e saktë që çoi në këtë përplasje.

Ndërkohë, i plagosur është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet të zbulohen detaje të reja mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeministri britanik i shkruan kurtit mbeshtetje e palekundur per kosoven por respektoni specialen 6af0bac197ffb
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri britanik i shkruan Kurtit: Mbështetje e palëkundur për Kosovën, por respektoni Specialen

kurth spiunazhi nje spiune kineze ne krevat per bosin e nvidia s 6af0bb58b7fa4
Lajmi i radhës

Kurth spiunazhi. Një spiune kineze në krevat për bosin e Nvidia-s

Të fundit nga

ShkoLartë