aksident ne aksin lushnje rrogozhine kamioni perplas makinen 694404a3aea8c

Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën

December 18, 2025
1 minut lexim

Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje -Rrogozhinë.

Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e Grabjanit. Në aksident është përfshirë një kamion i tonazhit të rëndë me një autoveturë Toyota Yaris në të cilën udhëtonte një familje.

Si pasojë e aksidentit mjeti Toyota është dëmtuar ndërsa personat e ndodhur në të kanë shpëtuar mrekullisht.

Nga hetimet e para lidhur me shkakun e aksidentit dyshohet se drejtuesi i kamionit ka hyrë me shpejtësi në rotondo.

Edhe pse drejtuesi i kamionit ka frenuar nuk ka arritur të shmangë përplasjen. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për procedurat e mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

interi synon te fitoje superkupen italiane 694403f41e3d9
Lajmi i mëparshëm

Interi synon të fitojë Superkupën Italiane

ministri maqedonc prit ne takim lamtumires kolonel sefer shytin 694404fe98b02
Lajmi i radhës

Ministri Maqedonc prit në takim lamtumirës kolonel Sefer Shytin.

Të fundit nga

ShkoLartë