Një aksident rrugor është shënuar disa minuta më parë në aksin nacional Levan – Tepelenë, konkretisht në afërsi të fshatit Kafaraj në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë është përplasur me një automjet, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motoçikletës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan – Tepelenë në Kafaraj të Fierit.
Sipas burimeve të para të informacionit mësohet se një motorrçikletë është përplasur me një automjet e si pasojë dyshohet se është një i plagosur , drejtuesi i motorrçikletës .
Në vëndngjarje ka shkuar policia e qarkullimit rrugorbdhe grupi i ekspertëve të kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes , ndërkohë që i plagosuri me automjete të rastit është dërguar në urgjencën e spitalit Fier ku po u jepet ndihma e parë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: botasot.info


