aksident ne aksin levan tepelene kamioni me mandarina del nga rruga 69486895b961a

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, kamioni me mandarina del nga rruga

December 21, 2025
1 minut lexim

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçem, ku një kamion i ngarkuar me fruta agrume (portokalle dhe mandarina) është përfshirë në një ngjarje aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Volvo, me targa AA 859 SJ, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm kerkon seance te jashtezakonshme te keshillit te shkupit per problemin e ndotjes se ajrit 6948668ed4639
Lajmi i mëparshëm

LSDM kërkon seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Shkupit për problemin e ndotjes së ajrit

perforcimi i pare i janarit do ti kushtoje 75 milione euro 6948691adc6e3
Lajmi i radhës

Përforcimi i parë i janarit do t’i kushtojë 75 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë