aksident ne aksin levan tepelene kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga lendohet shoferi 694869a34090f

Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi

December 21, 2025
1 minut lexim

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me fruta portokalle, mandarina është përfshirë në një ngjarje aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip ‘Volvo’, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar probleme shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perforcimi i pare i janarit do ti kushtoje 75 milione euro 6948691adc6e3
Lajmi i mëparshëm

Përforcimi i parë i janarit do t’i kushtojë 75 milionë euro

pas australise edhe zvicra do te ndaloje rrjetet sociale per femijet nen 16 vjec 694869cdab535
Lajmi i radhës

Pas Australisë, edhe Zvicra do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç!

Të fundit nga

Regjistrohen dy tërmete në RMV

Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane (SHME) është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinë mbrëmë në ora 23:10, kumtoi Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. Epiqendra e
ShkoLartë