aksident ne aksin gramsh cerrik motori perplas kembesoren dhe largohet nga vendngjarja 6a9ef996cabdc

Aksident në aksin Gramsh-Cërrik, motori përplas këmbësoren dhe largohet nga vendngjarja

September 7, 2026
1 minut lexim

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Gramsh-Cërrik, ku një grua që po lëvizte në këmbë anës rrugës është përplasur nga një motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:25. Sipas të dhënave paraprake, motori dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi, kur ka përplasur këmbësoren, e cila si pasojë e goditjes ka rënë në asfalt dhe ka pësuar dëmtime të shumta në trup.

Raportohet se gruaja, për shkak të plagëve të marra, ka humbur përkohësisht ndjenjat në vendngjarje.

Pas aksidentit, drejtuesi i motorit ka ndaluar një automjet që po kalonte në rrugë dhe, së bashku me drejtuesin e tij, kanë transportuar gruan e dëmtuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i motorit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, raporton gazetari Fatmir Popja.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë, të cilat do të kryejnë veprimet e nevojshme për dokumentimin e aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të motorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm lidhur me gjendjen shëndetësore të këmbësores.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haradinaj mandati i 120 deputeteve eshte djegur 6a9ef912eeb08
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj: Mandati i 120 deputetëve është djegur

joseph serbia eshte platforma kryesore per ndikimin dashakeq rus dhe kinez ne ballkan 6a9ef9f25e9b9
Lajmi i radhës

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

Të fundit nga

Haradinaj: Mandati i 120 deputetëve është djegur

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se mandati i 120 deputetëve është djegur. Ai ka fajësuar partinë fituese, që sipas tij, ka shkelur krejt afatet me moskonstituimin e Kuvendit. Kësisoj, deputetët
ShkoLartë