Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, ku një motomjet ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i tij, një 35-vjeçar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


