aksident i trefishte ne aksin lezhe shkoder plagosen pese persona mes tyre nje femije 68fd28041dffa

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen pesë persona, mes tyre një fëmijë

October 25, 2025
1 minut lexim

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit.

Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë.

“Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në segmentin rrugor është vështirësuar përkohësisht.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi per rastin e zemajt 7 mandate si deputet per me bo asi gjeste 68fd27658236d
Lajmi i mëparshëm

Gashi për rastin e Zemajt: 7 mandate si deputet – për me bo asi gjeste!

numer rekord sulmesh nga arinjte ne japoni nje i vrare e disa te lenduar vetem dje 68fd287674c55
Lajmi i radhës

Numër rekord sulmesh nga arinjtë në Japoni, një i vrarë e disa të lënduar vetëm dje

Të fundit nga

ShkoLartë