aksident i tmerrshem ne kine nena dhe femija hidhen nga makina qe u perplas me barrierat 6abdf53690af7

Aksident i tmerrshëm në Kinë/ Nëna dhe fëmija hidhen nga makina që u përplas me barrierat

October 1, 2026
1 minut lexim

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Kinë, ku një nënë dhe fëmija i saj u hodhën nga një fouristradë gjatë një përplasjeje me barrierat mbrojtëse në autostradë.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së automjetit, duke dokumentuar momentin kur makina humb kontrollin dhe rrotullohet disa herë në rrugë.

Aksidenti ndodhi në autostradën Nanjing Ring, pasi drejtuesi i fouristradës bëri një manovër të papritur për të shmangur një objekt plastik që ndodhej në rrugë. Pas manovrës, automjeti doli nga kontrolli, u përplas me barrierat anësore dhe më pas u rrotullua me forcë në autostradë.

Sipas policisë, babai dhe djali, të cilët ndodheshin në sediljet e përparme, kishin vendosur rripat e sigurimit dhe për këtë arsye nuk pësuan dëmtime.

Ndërkohë, nëna dhe fëmija që ndodheshin në sediljet e pasme nuk kishin vendosur rripat e sigurimit. Gjatë përplasjes, të dy u hodhën jashtë automjetit përmes xhamit të pasmë.

Si pasojë e aksidentit, nëna dhe fëmija pësuan fraktura në krahë, ndërsa familja mundi t’i mbijetojë përplasjes. Pamjet e aksidentit tregojnë qartë momentin e frikshëm kur automjeti tip SUV përplaset me barrierat dhe humbet plotësisht kontrollin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kthjellime dhe vranesira kalimtare parashikimi i motit per sot 1 tetor 2026 6abdf4d4605bb
Lajmi i mëparshëm

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit për sot, 1 tetor 2026

jennifer lopez mahnit me shallin prej gezofi artificial ndersa miranda kerr ekspozon barkun ne pasarelen e parisit 6abdf5fd25920
Lajmi i radhës

Jennifer Lopez mahnit me shallin prej gëzofi artificial, ndërsa Miranda Kerr ekspozon barkun në pasarelën e Parisit

Të fundit nga

ShkoLartë