aksident i rende prane paraburgimit te elbasanit tre te plagosur nje ne gjendje kritike 697476b5edfd4

Aksident i rëndë pranë Paraburgimit të Elbasanit, tre të plagosur, një në gjendje kritike

January 24, 2026
1 minut lexim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, rreth 9 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas burimeve nga vendngjarja, njëri prej të lënduarve ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura, duke e bërë gjendjen e tij shëndetësore të rëndë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore të specializuar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:55 në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Balldren, pranë mbikalimit të Paraburgimit. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një tentativë për parakalim, e cila ka sjellë përplasjen me një automjet tjetër dhe më pas humbjen e kontrollit të drejtimit, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, të cilat kanë kryer dokumentimin e ngjarjes dhe u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Ndërkohë po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti sot me vranesira dhe intervale te shkurta me diell priten edhe reshje shiu 697462ef101e5
Lajmi i mëparshëm

Moti sot: Me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, priten edhe reshje shiu

alarm per vapen ne australian open temperatura qe pritet deri ne 40 grade celsius ja si ndryshon programi 69747713374b2
Lajmi i radhës

Alarm për vapën në Australian Open, temperatura që pritet deri në 40 gradë Celsius, ja si ndryshon programi

Të fundit nga

ShkoLartë