aksident i rende ne rrugen lushnje berat shoferi ben parakalim te gabuar 68df9958493af

Aksident i rëndë në rrugën Lushnjë–Berat, shoferi bën parakalim të gabuar

October 3, 2025
1 minut lexim

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Lushnje–Berat, pranë fshatit Qerret, ku dy automjete janë përplasur frontal me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar nga një automjet tip Audi, i cili po lëvizte në drejtim të Lushnjes. Sipas të njëjtave burime, drejtuesi i Audit ka hyrë në parakalim pa vlerësuar distancën dhe kohën e nevojshme, duke hyrë në korsinë e kundërt dhe u përplasur kokë më kokë me një automjet tip Skoda që vinte nga ana tjetër, shkruan vizionplus.tv.

Në Audin ndodheshin dy persona, ndërsa në Skoda ishte vetëm drejtuesi i mjetit. Të tre personat janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të dëmtimeve të mëdha në pjesën e përparme të automjeteve, është kërkuar edhe ndërhyrja e zjarrfikëses për të hapur llamarinat e shtypura dhe për të nxjerrë të plagosurit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa është bërë edhe devijimi i përkohshëm i trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit në zonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mf u pagua transhd0b5d198d0b0 d0b5 re prej 19 4 milione eurosh per perkrahjen e kompanive vendore 68df97f86d735
Lajmi i mëparshëm

MF: U pagua transhеја е re prej 19.4 milionë eurosh për përkrahjen e kompanive vendore

juventus milan supersfida 68df99b619182
Lajmi i radhës

Juventus – Milan, supersfida

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë