aksident i rende ne librazhd makina perfundon 100 metra ne gremine 68bd8a94456df

Aksident i rëndë në Librazhd, makina përfundon 100 metra në greminë

September 7, 2025
1 minut lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një zonë rurale të bashkisë Librazhd. Një automjet ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe është rrokullisur për rreth 100 metra në një greminë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit.

I aksidentuari, i identifikuar si Esat Xherri është nxjerrë me vështirësi nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje kritike.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga shpejtësia, ndërsa gjendja e amortizuar e rrugës mund të ketë ndikuar gjithashtu në aksident.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mexhiti shpalosi vizionin per efikasitetin energjetikfasada energjetike per cdo ndertese ne cair 68bd893117450
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti shpalosi vizionin për efikasitetin energjetik:Fasada energjetike për çdo ndërtesë në Çair

trembet elbasani para duelit me dinamon 68bd8af404797
Lajmi i radhës

“Trembet” Elbasani para duelit me Dinamon

Të fundit nga

Parashikimi i motit, 22 shkurt 2026

Ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira të pakta kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës në relievet malore në lindje. Era do

​Lindja e presidentit të parë të SHBA-ve

Si sot 294 vjet më parë, më 22 shkurt të vitit 1732 lindi në Westmoreland të shtetit Virginia, George Washingtoni, figura mbizotëruese në historinë e Shteteve të Bashkuara. Mësimet e para i

Pep Guardiola nderon James Milnerin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin veteran James Milner për arritjen historike. Në konferencën për shtyp, Guardiola tha: “Para se të fillojmë konferencën, më lejoni të them fjalët e
ShkoLartë