aksident i rende ne indi treni me pasagjere perplaset me ate te mallrave 11 viktima dhe dhjetera te plagosur 690e1566cd3b6

Aksident i rëndë në Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

November 7, 2025
1 minut lexim

Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash në Indi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Treni i pasagjerëve goditi nga pas trenin e mallrave pranë qytetit Bilaspur, bëri të ditur për Associated Press zyrtari i lartë qeveritar, Sanjay Agarwal.

Agarwal tha se ndër viktimat ishte edhe drejtuesi i trenit të pasagjerëve, ndërsa bashkëdrejtuesja, një grua, u plagos rëndë dhe po trajtohet në spital. Rreth 20 persona të tjerë u plagosën dhe po marrin kujdes mjekësor në spitalet e rajonit.

Në një deklaratë, Indian Railways njoftoi se ka nisur një hetim për të zbuluar shkakun e aksidentit. Autoritetet kanë ofruar gjithashtu ndihmë financiare për familjet e viktimave dhe për të plagosurit, sipas Associated Press.

Zyrtari më i lartë i zgjedhur i Chhattisgarh, Vishnu Deo Sai, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e prekura nga tragjedia.

Përplasjet e trenave mbeten të shpeshta në Indi. Më shumë se 12 milionë njerëz udhëtojnë çdo ditë me 14 mijë trenat e vendit përgjatë një rrjeti prej 64 mijë kilometrash.

Në vitin 2023, një aksident i rëndë në lindje të Indisë shkaktoi mbi 280 viktima, duke u renditur ndër katastrofat më të mëdha hekurudhore në historinë e vendit.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

54 persona te plagosur nga shperthimi ne nje xhami ne
Lajmi i mëparshëm

54 persona të plagosur nga shpërthimi në një xhami në Xhakartë

hyn ne faze te fundit projekti i instalimit te kamerave te sigurise ne prishtine 690e1a8f5606f
Lajmi i radhës

Hyn në fazë të fundit projekti i instalimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë

Të fundit nga

ShkoLartë