aksident i rende ne fshatit lisec dy te rinj perfundojne ne spital 6a4b9bcdbd149

Aksident i rëndë në fshatit Lisec, dy të rinj përfundojnë në spital

July 6, 2026
1 minut lexim
aksident

​Më 05.07.2026 në ora 21:24 në SPB Tetovë, nga Spitali Klinik i Tetovës është denoncuar se për t’u ofruar ndihmë mjekësore janë sjellë dy persona, të lënduar në një aksident komunikacioni. Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor Tetovë kanë kryer verifikime dhe kanë konstatuar se në rrugën pranë fshatit Lisec, një katërçikletë e drejtuar nga F.M. (20), në të cilin pasagjer ishte A.H. (19), të dy nga fshati Pirok, ka dalë nga rruga. Me këtë rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi F.M., ndërsa pasagjeri A.H. ka pësuar lëndime trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

victoria beckham synon nje tjeter sukses gati te hyje ne industrine e luksit per shtepine 6a4b97e10566d
Lajmi i mëparshëm

Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë

Të fundit nga

ShkoLartë