aksident i rende ne berlin makina perplas grupin me femije te mitur nje kujdestar ne gjendje kritike 68b99945f2552

Aksident i rëndë në Berlin/ Makina përplas grupin me fëmijë të mitur, një kujdestar në gjendje kritike

September 4, 2025
1 minut lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Berlin, ku një makinë përplasi një grup prej 15 fëmijësh të moshës 7 dhe 8 vjeç, së bashku me kujdestarët e tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 në lagjen Wedding, përgjatë Seestrasse, në cep të Dohnagstell.

Sipas autoriteteve gjermane, tre nga fëmijët pësuan lëndime të lehta, ndërsa një prej kujdestarëve është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në spital. Të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin Virchow.

Mjeti, që po kthehej pas një kthese, pësoi dëmtime në pjesën e përparme të majtë. Shoferi nuk është lënduar dhe është marrë në pyetje nga policia.

Shërbimet e emergjencës dhe forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes për hetimet e mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

numri i viktimave nga termeti i fuqishem ne afganistan arrin ne 2200 68b99794d1be3
Lajmi i mëparshëm

​Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Afganistan arrin në 2200

vendimi le te jete personal florida do heqe vaksinimin e detyruar 68b99d859f984
Lajmi i radhës

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?

Të fundit nga

ShkoLartë