aksident i rende ne aksin rrugor kardhiq delvine drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga dy te plagosur 68f0f6294b1b1

Aksident i rëndë në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga, dy të plagosur

October 16, 2025
1 minut lexim

Një aksident me dy të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë.

Automjeti i tipit Mercedes Benz me drejtues Denis Metaj, 37 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është goditur me murin mbrojtës të rrugës.

Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi 37 vjeçari, j me plagë në fytyrë të marra nga xhami i makinës dhe pasagjeri i identifikuar si Hati Rakipaj, 21 vjeç, i cili ka frakturë në këmbë të dy banues në Vlorë. Ata u transportuan menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Të dy do të transportohen me ambulancë drejt spitalit të Vlorës. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia kerkon ndihmen e qytetareve per kapjen e nje te dyshuari per vjedhje ne prishtine 68f0f581bea4b
Lajmi i mëparshëm

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë

nissan po vjen me nje veture te re sportive 68f0f6515d0ce
Lajmi i radhës

Nissan po vjen me një veturë të re sportive?

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë