aksident i rende ne aksin peshkepi kote dy te plagosur 68d465a3871a4

Aksident i rëndë në aksin Peshkëpi–Kotë, dy të plagosur

September 24, 2025
1 minut lexim

Një makinë ka dalë  nga rruga përgjatë aksit Peshkëpi–Kotë, me pasojë dy të plagosur. 

Aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, me targa AB541TT, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy vjetori i banjskes kamberi tregon se si u komentua ne serbi sulmi terrorist 68d465004c888
Lajmi i mëparshëm

Dy vjetori i Banjskës- Kamberi tregon se si u komentua në Serbi sulmi terrorist

kandidatet per zgjedhjet presidenciale ne irlande konfirmohen tre konkurrente 68d4661539ad1
Lajmi i radhës

Kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Irlandë, konfirmohen tre konkurrentë

Të fundit nga

ShkoLartë