aksident i pazakonte ne radhime automjeti perplas 4 kuaj 68f14974681a1

Aksident i pazakontë në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

October 16, 2025
1 minut lexim

Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, pranë fshatit Radhimë.

Një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale  G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Si pasojë e përplasjes, të katër kafshët kanë ngordhur në vend.

Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara në atë segment rrugor.

Drejtuesi i automjetit është marrë në pyetje nga specialistët e Policisë Rrugore të Vlorës, të cilët po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaktarin dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kaltrina beqiri tubimi perfundimtar ne cair nje ze qe vlen 68f148167b9df
Lajmi i mëparshëm

Kaltrina Beqiri: “Tubimi përfundimtar në Çair – një zë që VLEN!”

yamal nder futbollistet me te paguar ne vitin 2025 prin ronaldo 68f149d3af41c
Lajmi i radhës

Yamal ndër futbollistët më të paguar në vitin 2025, prin Ronaldo

Të fundit nga

ShkoLartë