aksident i frikshem me vdekje ne greqi gruaja turke humb jeten pasi makina permbyset me te ndodhej dhe i biri 68d413661c8f6

Aksident i frikshëm me vdekje në Greqi/ Gruaja turke humb jetën pasi makina përmbyset, me të ndodhej dhe i biri

September 24, 2025
1 minut lexim

Një aksident me pasojë vdekje  të një gruaje dhe plagosjen e të birit ndodhi mesditën e së mërkurës në autostradën Egnatia, pranë pikës së pagesës në Ardanio.

Sipas mediave greke automjeti në të cilin udhëtonin dy shtetas turq, nënë e bir, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Gruaja, e moshës rreth 65 vjeç, u nxor pa shenja jete nga automjeti. Ndërsa djali i saj, i cili ndodhej gjithashtu në makinë, u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ata po ktheheshin në Turqi në momentin e aksidentit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kakaoja bie me me shume se 40 per shkak te pakesimit te shqetesimeve per thatesire 68d411b4a4425
Lajmi i mëparshëm

​Kakaoja bie me më shumë se 40% për shkak të pakësimit të shqetësimeve për thatësirë

mora fjale ne koncert egli flet per ofendimet qe mori pasi kendoi e zhveshur 68d419b2f1abc
Lajmi i radhës

“Mora fjalë” në koncert, Egli flet për ofendimet që mori pasi këndoi “e zhveshur”

Të fundit nga

ShkoLartë