Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:50, në rrugën “Studenti” në Sarandë.
Ngjarja ka përfshirë një motoçikletë dhe një automjet tip “Smart”.
Sipas informacioneve paraprake, 22-vjeçari Klauid Hadëri, i cili po drejtonte një motor me targa AZ756, është përplasur me automjetin Smart me targa AA455TC, që drejtohej nga 20-vjeçari Orlando Koshi.
Si pasojë e përplasjes, Hadëri ka pësuar një goditje në kokë dhe është transportuar menjëherë në Urgjencën e spitalit të Sarandës.
Burime zyrtare konfirmojnë se i riu ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat kanë kryer verifikimet e nevojshme, përfshirë edhe testin e alkoolit për të dy drejtuesit, ku është konfirmuar se të dy rezultuan negativë (0.00 mg/l).
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Burimi: botasot.info


