aksident fatal vdes 58 vjecari shoferi 19 vjecar ishte i dehur 6addf24e24f21

Aksident fatal: Vdes 58-vjeçari, shoferi 19-vjeçar ishte i dehur

October 25, 2026
1 minut lexim
aksident

Një 58-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Strumicë–Radovish, pranë fshatit Radichevë, në komunën e Vasilevës.

Në aksident u përfshinë një veturë „Peugeot“, e drejtuar nga një 19-vjeçar nga Zleova, dhe një „Mitsubishi“, që drejtohej nga viktima, me inicialet R.S., nga fshati Dobrejcë.

Nga plagët e marra, 58-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një pasagjer 36-vjeçar u lëndua.

Policia konstatoi se shoferi 19-vjeçar i „Peugeot“-s drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, me 1,32 promilë në gjak. Ai u privua nga liria, ndërsa rasti po dokumentohet nga autoritetet.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashutistet britanike dhe franceze zhvillojne stervitje te madhe ushtarake ne gjermani 6addf21e86ffd
Lajmi i mëparshëm

Parashutistët britanikë dhe francezë zhvillojnë stërvitje të madhe ushtarake në Gjermani

nderron jete kengetari i njohur autori i hitit vetem 5 minuta 6addf25149f8e
Lajmi i radhës

Ndërron jetë këngëtari i njohur, autori i hitit “Vetëm 5 minuta”

Të fundit nga

ShkoLartë