aksident ajror ne kenia humbin jeten gjashte persona 68951e4c1d8f1

Aksident ajror në Kenia, humbin jetën gjashtë persona

August 7, 2025
min lexim

Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël, pronë e një organizate bamirësie mjekësore, u rrëzua në kryeqytetin e Kenias, Nairobi. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar lokal.

Avioni i tipit Cessna, i organizatës Amref Flying Doctors, ishte nisur të enjten pasdite nga aeroporti Wilson dhe kishte si destinacion qytetin Hargeisa në Somali. Sipas autoriteteve, ai u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pranë një ndërtese banimi në zonën Githurai të Nairobit.

Komisioneri i qarkut Kiambu, Henry Wafula, bëri të ditur se katër persona që ndodheshin në bord, përfshirë mjekë, infermierë dhe pilotin humbën jetën në vend, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në tokë gjithashtu kanë vdekur. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Autoritetet keniane të aviacionit civil njoftuan se avioni humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror, si në radio ashtu edhe në radar, vetëm tre minuta pas ngritjes.

Në bord ndodheshin katër anëtarë të ekuipazhit dhe staf i organizatës Amref. Drejtori ekzekutiv i Amref, Stephen Gitau, tha në një deklaratë se po bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet përkatëse të aviacionit dhe ekipet e emergjencës për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Forcat e Mbrojtjes së Kenias dhe Shërbimi Kombëtar i Policisë janë dislokuar në vendin e ngjarjes për të zhvilluar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Një dëshmitare okular, Patricia Kombo, tha për BBC-në se ndodhej në një taksi me miqtë e saj duke udhëtuar drejt Githurait, kur dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe panë një flakë të madhe përpara tyre.

“Përpara se të arrija të nxirrja telefonin për të regjistruar, flaka ishte zhdukur dhe një re tymi kishte mbuluar zonën. Pastaj dëgjuam britma dhe njerëz që vraponin, kështu që ndaluam udhëtimin. Më vonë kuptuam se ishte rrëzuar një avion dhe pamë një gropë të madhe në tokë, të krijuar nga përplasja,” tregoi ajo.

Ndërkohë, në një incident të veçantë, të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi një tren dhe një autobus u përplasën në një kalim hekurudhor pranë qytetit Naivasha, në Kenian qendrore.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar një punonjës të Kryqit të Kuq, autobusi i përkiste Kenya Pipeline Company dhe po transportonte staf që kishte përfunduar turnin e mëngjesit në një nga qendrat trajnuese të kompanisë. Personat e plagosur janë dërguar në spital për trajtim. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

viktima e dhunes seksuale tregon se fajesohet edhe nga femija i saj per ate qe i ndodhi ne lufte 68951d23a2bea
Lajmi i mëparshëm

Viktima e dhunës seksuale tregon se fajësohet edhe nga fëmija i saj për atë që i ndodhi në luftë

libani aprovon propozimin e shba se per carmatosjen e hezbollahut 6895242864fb7
Lajmi i radhës

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë