akse problematike vershim ujerash dhe abonente pa energji elektrike si paraqitet situata ne qarkun e korces 691e1c75487c6

Akse problematike, vërshim ujërash dhe abonentë pa energji elektrike/ Si paraqitet situata në qarkun e Korçës

November 19, 2025
min lexim

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteve vendore në Korçë situata me pasojat e reshjeve të shiut në këtë qark mbetet problematike kryesisht për shkak të prurjeve të lumenjve dhe përrenjve në disa fshatra.

Problematike ngelet dhe situata e furnizimit me energji elektrike ku në total raportohen 148 abonentë pa energji.

1. Bashkia Korçë

Kalueshmëria e aksit Denas–Lekas u vështirësua për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Nga strukturat e bashkisë Korçë është punuar për normalizimin e situatës.

Në Voskopojë, ujëmbledhësi arriti nivele të larta, por nga ndërhyrja me mjet fadromë për hapjen e kanalit shkarkues, situata është drejt normalizimit.

Në afërsi të fshatit Lubonjë, ka prezencë të shtuar të ujit dhe ura është vështirësisht e kalueshme dhe nga strukturat e bashkisë Korçë është punuar për normalizimin e situatës. Ka edhe rrugë alternative për t’u lidhur me pjesën tjetër të njësisë.

2. Bashkia Pogradec

Në fshatin Gështenjas pati ngarkesë me rrjedhjen e ujërave, por u ndërhy nga strukturat e nuk pati problematika.

3. Bashkia Maliq

Po monitorohet situata në pikën e bashkimit të lumit Dunavec e Devoll në fushën e Maliqit, pasi ka prurje shumë të larta uji.

4. Bashkia Devoll

Në fshatin Çetë, mbi Miras, urën e këtij segmenti është dëmtuar dhe strukturat vendore kanë marrë masat për ndalimin e qarkullimit, pasi situata paraqet rrezik për kalimtarët. Për këtë rast, do të përcjellim kerkesën për mbështetje nga Ministria e Mbrojtjes.

Është dëmtuar gjithashtu ura e Arrzës, por aksesi në fshat mundësohet nga një rrugë alternative dhe strukturat vendore të bashkisë në vazhdim do të marrin masa për rehabilitimin e saj.

Në fshatin Ziçisht u sinjalizuam për bllokimin nga inertet dhe strukturat vendore po marrin masat përkatëse.

5. Bashkia Pustec

Në segmentin Lajthizë–Liqenas ka pasur dalje uji në rrugë, sektori i shërbimeve ka ndërhyrë dhe situata është drejt normalizimit.

6. Bashkia Kolonjë

Fshati Mesiçkë: Rritje të prurjeve të lumit, rrezikim i urës së fshatit dhe i disa shtyllave të energjisë. Grupet kanë qenë në terren për normalizimin e situatës.

Fshati Mollas: Rruga pati prezencë uji dhe nga strukturat në terren u punua për normalizimin e plotë të situatës.

Rezervuari i Rotit ishte në prag të nivelit maksimal, u hapën shkarkuesit dhe po monitorohet situata.

Janë marrë masa gjithashtu për sigurimin e rezervuarit të vogël të Kodrës.

Në zonën e Shelegurit, pati prurje të shumta të përroit të cilat tejkaluan kapacitetet e urës, por situata u normalizua dhe po monitorohet nga kontraktori dhe inspektorët e Drejtorisë Rajonale Qendër-Lindje (ARRSH).

6. Nga Drejtoria Rajonale Qendër-Lindje (ARRSH) situata në akset rrugore kryesore paraqitet e normalizuar.

Aksi Ersekë–Leskovik: Kontraktori dhe inspektorët raportojnë situatë të menaxhueshme; ndërhyrjet po vijojnë.

Aksi Maliq–Lozhan, pranë kryqëzimit të fshatit Kolanec u kryhen punime për sistemimin e ujërave të përroit.

Aksi Qafë e Qarrit – Ersekë është i pastruar dhe i kalueshëm.

Aksi Qafa e Qarrit–Ersekë (rruga e vjetër) – U realizua pastrimi i urës nga pemët dhe materialet e sjella nga prurjet.

7. Ekipet e OSHEE-së po punojnë për rregullimin e defekteve dhe situata aktualisht është;

-Fideri Nst Gjanc pjesërisht në punë – 10 abonentë pa energji në Shipskë e Krushovë.

-Fideri nr.17, Nst Korçë 1 kabinë jashtë funksionit  – 6 abonentë pa energji.

-Fideri nr.6 Nst Mollas pjesërisht në punë – 90 abonentë pa energji.

-Fideri Vithkuq, Nst Rehovë pjesërisht në punë  – 42 abonentë pa energji.

Në total 148 abonentë pa energji.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sa shpesh duhen lare jasteket e brendshem ekspertet e pastrimit japin pergjigjen 691e09d1be285
Lajmi i mëparshëm

Sa shpesh duhen larë jastëkët e brendshëm? Ekspertët e pastrimit japin përgjigjen

nuk doni ta shihnin granit
Lajmi i radhës

Nuk doni ta shihnin Granit Xhakën…

Të fundit nga

Giacomo Bonaventura tërhiqet nga futbolli

Mesfushori italian, Giacomo Bonaventura, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist. Në moshën 36-vjeçare, ish-lojtari i Atalantës, Milanit dhe Fiorentinës njoftoi tërheqjen pas eksperiencës së fundit me Al‑Shabab
ShkoLartë