aki ja neve na bashkon lufta 68b8c2bb1711d

AKI-ja: Neve na bashkon lufta

September 4, 2025
1 minut lexim

Kandidati i BDI-së për Çairin, Bujar Osmani, ka deklaruar se mobilizimi i qytetarëve është shndërruar në një lëvizje gjithëpopullore për dinjitet dhe shpresë.

“Historia është shkruar përmes mobilizimit dhe energjisë së rezistencës ndaj të keqes. Sonte bashkë me Zejdin, Abdulselamin dhe Bekimin në KV Sami Frashëri,” shkroi Osmani.

Ai theksoi se, pavarësisht ngritjes së “strukturave shtetërore dhe propagandës”, qytetarët po bashkohen çdo ditë.
“Populli është me ne, çdo ditë po mobilizohet, i madh e i vogël, partiak e apartiak, për dinjitetin tonë, për gjuhën, për të drejtën tonë për të vendosur,” u shpreh ai.

Sipas Osmanit, kjo përpjekje shkon përtej fushatës zgjedhore:
“Të gjithëve na bashkon lufta për dinjitet dhe shpresë. Kjo nuk është vetëm fushatë, është një lëvizje gjithëpopullore,” përfundoi ai.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me cau fytyren me thonj dhe me peshty cardi b lirohet nga akuzat per sulm ndaj rojes se sigurise 68b8be91dba1b
Lajmi i mëparshëm

“Më çau fytyrën me thonj dhe më pështy”- Cardi B lirohet nga akuzat për sulm ndaj rojes së sigurisë

kandidati i vlen ne komunen e studenicanit sedat bislimi ndez motoret e fitores 68b8cfd27456e
Lajmi i radhës

Kandidati i VLEN në komunën e Studeniçanit Sedat Bislimi ndez motorët e fitores

Të fundit nga

ShkoLartë