aki do te shperbehet mexhiti bdi po shkon rruges se ppd se 69026b941da05

“AKI do të shpërbëhet” – Mexhiti: BDI po shkon rrugës së PPD-së

October 29, 2025
1 minut lexim

Izet Mexhiti tha se AKI-ja do të shpërbëhet dhe se do të ketë lëvizje të strukturave. Mexhiti tha se te AKI-ja kanë shpresuar që do ta kenë një pjesë të madhe të elektoratit pas largimit të Arben Taravarit nga VLEN, por kanë humbur shpresat pas rezultateve të zgjedhjeve lokale.

“Po ka fillu, sepse te AKI-ja nuk e kam pritur këtë rezultat, sidomos me largimin e Taravarit para gjashtë muaj, kanë mendu që e kanë 90% elektoratit. Unë e kam elaboruar edhe këtu te 21-shi që mund të shkojnë liderët, po anëtarësia do mbetet me VLEN-in dhe kjo u dëshmu edhe këtu. Nuk e kanë pritur këtë rezultat dhe nuk është ndjenja e humbjes te ato. Është tash ndjenja e humbjes së shpresës. Pra, e kanë humbur edhe shpresën për rikthim apo për diçka tjetër. Prandaj, ka fillu pra një pjesë e mirë e elektoratit të lëviz. Struktura drejt, t’i bashkangjitet Vlenit. Ka komunikime. Unë mendoj, pres që shpërbëhet AKI-ja edhe të ketë lëvizje të reja”, tha Mexhiti.

Se a mund të ketë ndryshime në BDI? Mexhiti tha se është vonuar kjo çështje, pasi BDI po shkon hapave të PPD-së, ndërsa AKI-ja, sipas tij, nuk do të ketë jetëgjatësi pas 2 nëntorit.

Mexhiti tha se dalja e tij nga BDI-ja nuk ishte e rastësishme, duke shtuar se për vite u mundua për të sjell reforma brenda partisë, por siç thotë nuk patën “vesh” për të dëgjuar.

“Mendoj që vonë është. Fatkeqësisht, mendoj që pas kësaj humbje të thellë të BDI-së, e para, AKI-a mendoj që nuk do ketë jetë gjatësi. Mbas 2 nëntorit do filloje të demolohet, të prishet dhe e dyta BDI-ja shkon në rrugës së fenomenit të PPD-së. Domethënë rënie të lirë”, tha Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 1
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: BDI po e përsërit fatin e PPD-së, rënie e lirë pas 20 vjetësh pushtet të shurdhër ndaj ndryshimit

balliu ne mbeshtetje te banoreve te njesise 14 ne mes te tiranes si ne mesjete rrezikohet jeta e qytetareve nga kabinat elektrike 69026d02ac47c
Lajmi i radhës

Balliu në mbështetje të banorëve të Njësisë 14: Në mes të Tiranës, si në Mesjetë, rrezikohet jeta e qytetarëve nga kabinat elektrike

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë