akb ja pranohet zyrtarisht ne komitetin ekonomik dhe social evropian eesc 6945e31f1d4c0

AKB-ja pranohet zyrtarisht në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC)

December 20, 2025
1 minut lexim

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka njoftuar opinionin publik se është pranuar zyrtarisht si Enlargement Candidate Member (ECM) në kuadër të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), një nga institucionet kryesore këshillëdhënëse të Bashkimit Evropian për dialogun social dhe zhvillimin ekonomik.

Ky vendim përfaqëson një njohje të rëndësishme institucionale për rolin e AKB-së si përfaqësuese e komunitetit të biznesit në Kosovë dhe si aktor i rëndësishëm në ndërtimin e dialogut social ndërmjet bizneseve, punëtorëve dhe institucioneve publike, në sektorin privat dhe publik.

Statusi ECM i mundëson AKB-së pjesëmarrje aktive në proceset konsultative të EESC-së, duke kontribuar në politikat evropiane që lidhen me ekonominë, tregun e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

AKB-ja e konsideron këtë përzgjedhje si përgjegjësi shtesë për të fuqizuar dialogun social dhe për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe profesionalizëm në institucionet e Bashkimit Evropian.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata franceze refuzon pezullimin e faqes se internetit shein 6945e2ee83dab
Lajmi i mëparshëm

Gjykata franceze refuzon pezullimin e faqes së internetit Shein

i kerkoi te punonte ore shtese e drogoi dhe me pas e perdhunoi punonjesen e tij 24 vjecare bie ne pranga pronari detajet tronditese qe 6945e332f012d
Lajmi i radhës

I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që…

Të fundit nga

ShkoLartë