ajo i perndjek luana vjollca kalon pushimet ne te njejtin vend me krenar cocajn dhe endi demnerin ndjekesit shperthejne ne komente 68acc50140781

“Ajo i përndjek”/ Luana Vjollca kalon pushimet në të njëjtin vend me Krenar Çoçajn dhe Endi Demnerin, ndjekësit shpërthejnë në komente

August 25, 2025
1 minut lexim

Prej kohësh është përfolur për lidhjen shumëvjeçare mes moderatores së njohur shqiptare, Luana Vjollca, dhe biznesmenit kosovar Krenar Cocaj.

Marrëdhënia e tyre nuk u bë kurrë publike nga vetë ata, edhe pse aludimet kanë qenë të shumta.

E njëjta gjë ndodhi edhe me ndarjen e tyre, e cila nuk u konfirmua asnjëherë, por u kuptua përmes ndryshimeve në postimet dhe daljet publike.

Pak javë më parë, mediat rozë publikuan foto të Krenarit në Ibiza, ku ai u pa pranë modeles Endi Demneri.

Pamjet konfirmuan se biznesmeni ka nisur një lidhje të re me ish-Miss Universe Albania, e cila po bën bujë në rrjetet sociale.

Çifti i ri, Krenari dhe Endi, aktualisht po shijojnë pushimet luksoze në St. Tropez, një nga destinacionet më të preferuara të VIP-ave.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se në të njëjtin vend ndodhet edhe Luana Vjollca.

Moderatorja ka nisur prej ditës së djeshme të ndajë me ndjekësit foto dhe video ku shihet duke kaluar momente argëtuese me mikeshat e saj, në klube, restorante dhe plazhe luksoze.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar syrit të publikut, i cili ka nisur menjëherë të komentojë se Luana ka zgjedhur enkas po të njëjtin destinacion ku ndodhet ish-partneri i saj me të dashurën e re, duke e quajtur “përndjekëse”.

Madje, disa ndjekës kanë aluduar se postimet e saj janë një mënyrë për t’i treguar Krenarit dhe Endit se ajo është po aq mirë, edhe pas ndarjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne vlore kryebashkiaku presim ndihme nga forcat e armatosura 68acc1b31388a
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë nga forcat e armatosura

sfillarja e poshtme me e bashkuar se kurre ne mbeshtetje te muhamed elmazit 68acc9296374b
Lajmi i radhës

Sfillarja e Poshtme më e bashkuar se kurrë në mbështetje të Muhamed Elmazit

Të fundit nga

ShkoLartë