aip publikon raportin gjashtemujor 462 ankesa per qasje ne dokumente publike dhe 82 per te dhena personale 688277d50cf73

AIP publikon raportin gjashtëmujor: 462 ankesa për qasje në dokumente publike dhe 82 për të dhëna personale

July 24, 2025
1 minut lexim

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka publikuar raportin gjashtëmujor të punës për periudhën janar-qershor 2025, duke paraqitur statistika dhe zhvillime të rëndësishme në fushat e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Sipas raportit, AIP ka pranuar gjithsej 462 ankesa lidhur me qasjen në dokumente publike. Komunat kanë qenë subjektet më të ankuara, me 137 ankesa, pasuar nga ministritë me 107 dhe sistemi gjyqësor me 23 ankesa. Për shkelje të konstatuara, janë shqiptuar 12 gjoba administrative gjatë kësaj periudhe.

Në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, janë regjistruar 82 ankesa, ku kryesojnë rastet për publikim të të dhënave personale (21 ankesa), keqpërdorim të të dhënave (9) dhe shpërndarje të paautorizuar (5).

Raporti gjithashtu vë në pah përkushtimin e AIP për ndërgjegjësim dhe edukim të aktorëve publikë e privatë. Janë zhvilluar 20 aktivitete informuese dhe trajnime, me pjesëmarrjen e mbi 450 zyrtarëve publikë dhe kontrolluesve, përfaqësues të sektorit shëndetësor, bankar, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave. Nga këto trajnime, 227 pjesëmarrës janë certifikuar.

Një ndër aktivitetet e veçanta ishte punëtoria me gazetarë me temën “Sektori i Mediave dhe Mbrojtja e të Dhënave Personale”, që kishte për synim rritjen e përgjegjësisë në trajtimin e të dhënave gjatë raportimeve mediatike.

AIP thekson se në këtë gjashtëmujor ka qenë në fokus bashkëpunimi me institucionet dhe forcimi i kapaciteteve institucionale, për të siguruar respektimin e të drejtave për qasje në dokumente publike dhe për mbrojtjen e të dhënave personale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

durmishi prezantoi programin per pune te dobishme komunale parashikohet te perfshihen 300 persona te papune 6882775c5e216
Lajmi i mëparshëm

Durmishi prezantoi programin për punë të dobishme komunale, parashikohet të përfshihen 300 persona të papunë

ja se si ta jetoni jeten pa u penduar me vone 688278ffe578a
Lajmi i radhës

Ja se si ta jetoni jetën pa u penduar më vonë…

Të fundit nga

ShkoLartë