ai kishte buzeqeshjen e mona lizes bashkeshortja e te ndjerit charlie kirk prek me fjalet e saj 68d073471b0f7

“Ai kishte buzëqeshjen e Mona Lizës”, bashkëshortja e të ndjerit Charlie Kirk prek me fjalët e saj

September 21, 2025
1 minut lexim

Erika Kirk, e veja e aktivistit konservator Charlie Kirk, përshkroi momentin e dhimbshëm kur pa trupin e bashkëshortit të saj pas vrasjes në një universitet në Utah.

“Charlie kishte fytyrën e një të vdekuri të lumtur,” tha ajo për New York Times, duke shtuar se ai kishte një gjysmë buzëqeshje “si Mona Lisa”, sikur “Jezusi ta kishte shpëtuar.”

Pavarësisht këshillës së sherifit lokal për të mos parë trupin, Erika këmbënguli ta shihte për herë të fundit.

“Sytë e tij ishin gjysmë të hapur,” tha ajo, duke e cilësuar momentin si një dëshmi të paqes shpirtërore me të cilën Charlie u nda nga jeta.

Charlie Kirk, themelues i lëvizjes Turning Point USA, u vra me armë zjarri në një incident të rëndë që ka tronditur opinionin publik konservator në SHBA.

Mijëra mbështetës morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Glendale, ku folën edhe figura të rëndësishme të administratës Trump.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barcelona nuk i ndahet realit katalanasit kalojne pa probleme pengesen getafe dhe pergatiten per topin e arte 68d0724fb9c89
Lajmi i mëparshëm

Barcelona nuk i ndahet Realit, katalanasit kalojnë pa probleme “pengesën” Getafe dhe përgatiten për… Topin e Artë

pas nje xhami mbrojtes trump shfaqet ne ceremonine e charlie kirk 68d077826305e
Lajmi i radhës

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë