ahmeti temperaturat ekstreme po shkaktojne zjarret ne kosove natyra ne rrezik 6886501e36ed8

Ahmeti: Temperaturat ekstreme po shkaktojnë zjarret në Kosovë, natyra në rrezik

July 27, 2025
1 minut lexim

Temperaturat e larta dhe thatësia e gjatë po kthehen në armikun kryesor të natyrës në Kosovë, duke shkaktuar një shpërthim masiv të zjarreve në të gjithë vendin, kështu pohoi sot Tahir Ahmeti nga Qendra Studimore për Emergjenca.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka pohuar se ndaj këtyre dy faktorëve të përmendur më lartë vegjetacioni i vendit është në rrezik

“Kohëve të fundit e dimë që në vendin tonë kanë mbretëruar temperaturat ekstreme dhe kjo është ndoshta njëra ndër arsyet se kanë shpërthyer zjarre kaq të shumta, qoftë edhe për shkak të thatësisë së madhe që ka ndodhur në vendin tonë. Këto e bëjnë mjaft të ndjeshëm vegjetacionin në vendin tonë ndaj zjarreve”, ka pohuar Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se menaxhimi i zjarreve është më i vështirë për shkak edhe të erës që ka qenë, por edhe numrit të vogël të zjarrfikësve.

“Kohëve të fundit kemi pasë edhe erëra të forta dhe pastaj zjarret janë përhapur edhe më shpejtë. Kjo e ka bërë mjaft të vështirë që zjarrfikësit të munden t’i fikin apo menaxhojnë këto zjarre., kësaj duhet t’i shtohet edhe numerik i vogël i zjarrfikësve dhe kështu situate bëhet edhe më e ndjeshme”, tha Ahmeti.

I njëjti theksoi se menaxhimi i zjarreve në qytete të vendit është edhe më i vështirë pasi numri i zjarrfikësve është më i vogël.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

budallalleqet e tua djali akuzon rende babain per veprime te pahijshme 68864e111ecce
Lajmi i mëparshëm

“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme

emily ratajkowski shkelqen me nje fustan te zi elegant gjate nje darke intime ne hamptons per te festuar fushaten e re te gucci t 6886514a1ed36
Lajmi i radhës

Emily Ratajkowski shkëlqen me një fustan të zi elegant gjatë një darke intime në Hamptons për të festuar fushatën e re të Gucci-t

Të fundit nga

ShkoLartë