ahmeti reagon pas bllokades ne trafikun urban 69255d24c6974

Ahmeti reagon pas bllokadës në Trafikun Urban

November 25, 2025
1 minut lexim

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas bllokadës financiare që e la të bllokuar transportin publik në kryeqytet.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se transporti publik falas për shumë kategori është barrë financiare për Komunën e Prishtinës duke thënë se “nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare”.

“Kur dikush nga komuna thotë lirimi nga pagesa nuk ka ndikim – rren. Ti mundesh me liru kategori nga pagesa por dikush duhet të paguajë. Ne kemi liru nga pagesa penzionerë, por si komunë kemi paguar për secilin penzionist që kemi liruar, sepse modeli e kërkon. Nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barcelona sfidon mallkimin ne stamford bridge ndaj chelseat 69255d16516c1
Lajmi i mëparshëm

Barcelona sfidon mallkimin në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat

reshje shiu dhe debore ne zonat malore ja si parashikohet moti kete te marte 69255dc48e6b5
Lajmi i radhës

Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti këtë të martë

Të fundit nga

Pritjet e gjakovarëve për vitin 2026

Gjakovarët shpresojnë se më 2026 do të krijohen kushte e mundësi më të mira në planin ekonomik. 2025-ta, viti që po e lëmë pas, për qytetarët e Gjakovës nuk ka qenë edhe
ShkoLartë