ahmeti nga saraji ne benim marreveshje nderkombetare ju beni kanalizime 68ed6f0f82d5c

Ahmeti nga Saraji: Ne bënim marrëveshje ndërkombëtare, ju bëni kanalizime

October 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 tetor – Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, duke iu drejtuar kundërshtarëve politikë në Saraj theksoi se me BDI-në në pushtet vendi ka bërë marrëveshje ndërkombëtare.

“Ne kemi bërë fushata shumë të fuqishme. Merreshim me marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa disa të tjerë sot merren me kanalizime dhe asfaltime. O djem, aman! Ju jeni analistë, publicistë, gazetarë – Jugosllavia nuk u prish për kanalizime e asfalt, por sepse shkeli të drejtat e shqiptarëve,” deklaroi Ahmeti para një turme entuziaste, njofton TS.

Ai u kujtoi qytetarëve historinë e lëvizjes kombëtare dhe sakrificat që janë bërë për të drejtat themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut:

“Unë jam nga ata që dolën nga lëvizja studentore. Ne nuk u ngritëm për kanalizime e asfalt. Ne u ngritëm për republikë, për shtet, për drejtësi, për universitet në gjuhën shqipe në Shkup, dhe sot ato janë të realizuara,” theksoi ai.

Por sipas Ahmetit, sfida nuk përfundon me realizimin e këtyre të drejtave, por me mbrojtjen e tyre.

“Tani është koha që ato të drejta të mbrohen nga njerëz që kanë dinjitet dhe legjitimitet. Më vjen keq për disa prej tanëve që janë aty, e para, nuk e kanë legjitimitetin. E dyta, më falni, por shkuan sepse i thirri Agaj!”

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termet politik ne saraj ish ministri ameti i thote lamtumire bdi se rreshtohet me vlen in 68ed686e12b5a
Lajmi i mëparshëm

“Tërmet politik” në Saraj: Ish-ministri Ameti i thotë lamtumirë BDI-së, rreshtohet me VLEN-in!

mexhiti mbikalimi ne bit pazar do te largohet vendkalimi zyrtar me semafore eshte zgjidhja perfundimtare 68ed6fb2a2384
Lajmi i radhës

Mexhiti: Mbikalimi në Bit Pazar do të largohet, vendkalimi zyrtar me semaforë është zgjidhja përfundimtare

Të fundit nga

ShkoLartë