ahmeti nga likova populli eshte ne kembe 68d1cf403860d

Ahmeti nga Likova: Populli është në këmbë!

September 23, 2025
1 minut lexim

Koalicioni AKI sonte ka hapur shtabin komunal në Likovë. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se dinjiteti i popullit po kthehet, raporton alfax.mk
“Likova foli qartë në hapjen e shtabit komunal: populli është në këmbë dhe dinjiteti do të rikthehet!
Kjo më nuk është referendum, është plebishit, është plebishit kombëtar!
Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në shtëpinë e tyre. Shqiptarët janë dalëzotës të dinjitetit dhe substancës kombëtare.
Fitorja më 19 tetor është e sigurt, por madhësia dhe thellësia e saj do të varen vetëm nga vendosmëria jonë.
Jemi bërë bashkë, sepse po rrezikohet substanca kombëtare dhe shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që dikush tjetër të vendosë për ta.
Unë jam i bindur fort se Aleanca Kombëtare për Integrim është garancia e kësaj fitoreje të madhe dhe e dinjitetit tone”, ka deklaruar Ahmeti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

angelina jolie po planifikon te largohet nga hollywood i 68d1cb1190749
Lajmi i mëparshëm

Angelina Jolie po planifikon të largohet nga Hollywood-i?!

diella e nis mandatin me kemben e gabuar zhduken 11 vite tendera nga faqja e app se 68d1ddb968a39
Lajmi i radhës

Diella e nis mandatin me “këmbën” e gabuar/ Zhduken 11 vite tendera nga faqja e APP-së

Të fundit nga

ShkoLartë