ahmeti ne mirene perkrahja e qytetareve deshmi e besimit per zhvillimin e lipjanit 68d4890fc4175

Ahmeti në Mirenë: Përkrahja e qytetarëve, dëshmi e besimit për zhvillimin e Lipjanit

September 25, 2025
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Lipjanit, njëherësh kandidat për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka mbajtur një tubim në fshatin Mirenë, ku është pritur me atmosferë entuziaste dhe përkrahje të madhe nga qytetarët.

“Sonte në Mirenë, atmosfera e jashtëzakonshme dhe përkrahja e fuqishme janë dëshmi e besimit që qytetarët kanë për vizionin tonë, për vazhdimin e punës dhe zhvillimin e mëtejmë të Lipjanit. Kjo mbështetje e juaja për ne është përgjegjësi për punë të mëdha,” tha Ahmeti.

Ai u shpreh i bindur se mbështetja e qytetarëve do të reflektohet edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Me këtë vullnet e gatishmëri, 12 tetori do të jetë festa jonë e përbashkët. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!” u shpreh kryetari Ahmeti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

danimarke alarm tjeter per drone mbyllet aeroporti von der leyen rrezimi i avioneve ruse eshte nje opsion 68d48233d0807
Lajmi i mëparshëm

Danimarkë, alarm tjetër për dronë: mbyllet aeroporti. Von der Leyen: “Rrëzimi i avionëve rusë është një opsion”

cilat zakone te partnerit nuk rekomandohen te tolerohen ne nje marredhenie dashurie 68d48a3782d34
Lajmi i radhës

Cilat zakone të partnerit nuk rekomandohen të tolerohen në një marrëdhënie dashurie

Të fundit nga

ShkoLartë