ahmeti e humb edhe nje aleat tdp ne i shikojme interesat tona 6890a0560e79c

Ahmeti e humb edhe një aleat, TDP: Ne i shikojmë interesat tona

August 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 gusht – Kryetari i Partisë Demokratike Turke (TDP), Zülfikar Zeynula në një intervistë për portalin në gjuhën turke në Maqedoninë e Veriut, TimeBalkan, ka thënë se tashmë ka përfunduar koalicioni me Frontin Evropian. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për vokabularin e përdorur nga dy kampet më te fuqishme etnike në vend dhe ka shtuar se subjekti që ai tashmë drejton, do të shikojë interesat e komunitetit turk në vend.

Pyetje: TDP mori pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar në kuadër të Frontit Evropian, e udhëhequr nga BDI, dhe deputeti Bejxhan Iljaz ende vepron në grupin parlamentar të kësaj aleance. Në opinionin publik thuajse çdo ditë dalin lajme se TDP do t’i bashkohet shumicës qeverisëse. A do të ndryshojë partia juaj koalicionin para zgjedhjeve lokale? A mund të na i shpjegoni arsyet?

Përgjigje: Vendimi ynë për të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2024 nën ombrellën e Frontit Evropian ishte marrë në përputhje me rrethanat politike të asaj kohe dhe në interes të popullit tonë. Sot jemi në një proces të ri.
Sot, lidhja e aleancave politike me qytetarët po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje – ajo matet me rezultate konkrete dhe përfitime reale për njerëzit.

Pyetje: A do të ketë ndryshim të koalicionit?

Përgjigje: Ne nuk kemi qëndrim të mbyllur për këtë çështje. Për ne është me rëndësi që të mbrohen sa më mirë të drejtat dhe interesat e komunitetit turk. Nuk jemi të përkushtuar pas koalicioneve, por pas parimeve.
Në këtë drejtim, procesi i konsultimeve me të gjitha degët tona është duke vazhduar. Dhe nëse është e nevojshme, nuk do të hezitojmë të kërkojmë edhe mendimin e popullit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rusia ben thirrje per kujdes me retoriken berthamore 68909d1dde7b8
Lajmi i mëparshëm

Rusia bën thirrje për kujdes “me retorikën bërthamore”

rrugorja me dore te hekurt bllokohen 60 automjete sa u arrestuan e proceduan 6890a1b2564d6
Lajmi i radhës

Rrugorja me ‘dorë’ të hekurt/ Bllokohen 60 automjete. Sa u arrestuan e proceduan

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë