ahmetaj zbuloi se balluku shkaktoi deme sa buxheti i shtetit kopliku zv kryeministrja po hetohet vetem per majen e ajsbergut 690250d90a759

“Ahmetaj zbuloi se Balluku shkaktoi dëme sa buxheti i shtetit”, Kopliku: Zv/kryeministrja po hetohet vetëm për majën e ajsbergut

October 29, 2025
1 minut lexim

Drejtuesi i ri i departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Ted Kopliku, ka komentuar në studion e News24 vendimin e SPAK-ut për të marrë nën hetim zv/kryeministren Belinda Balluku.

Kopliku tha se hetimi ndaj numrit dy të qeverisë është një zhvillim i rëndësishëm, por sipas tij, tregon vetëm “majen e ajsbergut” të problemeve që ekzistojnë në drejtësinë shqiptare.

“SPAK bën lajme. Kemi numrin dy të qeverisë tani, më parë kreun e Bashkisë së Tiranës. Këta sulmohen nga drejtësia, por nuk duhet të harrojmë se Balluku hetohet për majën e ajsbergut për supervizimin e tunelit të Llogarasë, as për tunelin në vetvete, por për supervizimin e tij,” u shpreh Kopliku.

Ai theksoi se publikut po i jepet përshtypja se po bëhet drejtësi, ndërkohë që sipas tij, dëmet reale për ekonominë nuk po hetohen në mënyrë të plotë.

“Jepet ideja sikur këtu po bëhet drejtësi, kur ish-zv/kryeministri akuzonte Ballukun se dëmi i saj në ekonomi përllogaritet sa buxheti i shtetit,” shtoi ai.

Kopliku vuri në dukje se ndonëse është “thyer një tabu” përsa i përket ndjeshmërisë së drejtësisë ndaj figurave të larta politike, hetimet vijojnë të jenë të pjesshme dhe të orientuara.

“Është thyer një tabu se politikanët nuk janë të paprekshëm, por ka mungesa në drejtësi. Nuk ka hetime për krimin zgjedhor, ndërkohë që OSBE flet për drejtësi të instrumentalizuar që ka goditur opozitën,” theksoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami pret delegacionin nga turqia diskutohet thellimi i bashkepunimit ndermjet institucioneve 690247b40c23c
Lajmi i mëparshëm

Kasami pret delegacionin nga Turqia, diskutohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve

ne majen e kobilices 6902513578235
Lajmi i radhës

Në majën e Kobilicës

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë