agroturizmi ne shqiperi qeveria fton turistet te perdorin aplikacionin agriturism al 68a24baa62ba4

Agroturizmi në Shqipëri, Qeveria fton turistët të përdorin aplikacionin “agriturism.al”

August 17, 2025
1 minut lexim

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u ka bërë thirrje turistëve vendas dhe të huaj që të shfrytëzojnë aplikacionin “AGRITOURISM.AL” për të zbuluar Shqipërinë përmes fermave agroturistike.

Përmes një mesazhi, Denaj ftoi vizitorët të shijojnë gatime tradicionale të përgatitura me produkte të freskëta vendase dhe të përjetojnë nga afër jetën e përditshme të fermerëve.

“Shkarkoni aplikacionin AGRITOURISM.AL dhe eksploroni të gjitha fermat agroturistike në mbarë vendin, aty ku tradita bashkohet me natyrën dhe mikpritja shqiptare kthehet në një përvojë unike,” shkroi ajo.

Aplikacioni shërben si një platformë digjitale për të gjetur dhe eksploruar ofertat agroturistike në të gjithë vendin, duke e bërë më të lehtë për turistët të planifikojnë vizitat e tyre në fshatrat dhe fermat shqiptare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dphm neser pritet te mbaje mot jostabil me shi dhe bresher 68a23d17ec95d
Lajmi i mëparshëm

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

doncic qeteson sllovenine demtimi nuk eshte serioz 68a24c0fd08dd
Lajmi i radhës

Donçiç qetëson Slloveninë, dëmtimi nuk është serioz

Të fundit nga

ShkoLartë