Ferati Nicole Varns 4

Agon Ferati takoi ambasadoren amerikane Nicole Varns, diskutuan për modernizimin e Ministrisë dhe bashkëpunimin me SHBA-në

July 23, 2026
1 minut lexim

Ministri Agon Ferati sot priti në takim ushtruesen e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varns.

Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për Ministrinë, e cila po punon në përgatitjen e Planit Vjetor, riformatimin strukturor dhe modernizimin institucional.

Në takim u diskutua edhe për konceptin “25 vite dhe përtej”, në kuadër të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, si një platformë që synon të hapë një qasje të re ndaj bashkëjetesës, gjithëpërfshirjes dhe ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve.

Ministri theksoi se qëllimi i Ministrisë është i qartë: ndërtimi i një institucioni funksional, gjithëpërfshirës dhe më afër qytetarit.

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin dhe demokracinë, por edhe për forcimin e institucioneve që u shërbejnë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe të përgjegjshme”, theksoi ministri.

Gjatë takimit u riafirmua rëndësia e bashkëpunimit me SHBA-në si partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në proceset që lidhen me institucionet gjithëpërfshirëse, besimin ndërmjet komuniteteve dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klekovski situata ne gostivar po stabilizohet nuk ka hospitalizime te reja 6a623d8dbfc22
Lajmi i mëparshëm

Klekovski: Situata në Gostivar po stabilizohet, nuk ka hospitalizime të reja

zyra e be se ne kosove gjyqesori duhet te jete i pavarur dhe apolitik 6a62541236368
Lajmi i radhës

Zyra e BE-së në Kosovë: Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe apolitik

Të fundit nga

ShkoLartë